Kylie Jenner I përcolli përmes mediave sociale lutjet e saj për familjet e atyre që humbën jetën nga rrëzimi I helikopterit me të cilin udhëtonte ylli I basketbollit, Kobe Bryant.
Në postimin e saj në Instagram, 22-vjeçarja megjithatë zbuloi dhe një lidhje disi më personale me tragjedinë, pasi u tregoi ndjekësve se e kishte përdorur dhe ajo të njëjtin mjet, pilotin e të cilit e njihte personalisht. Madje Kylie në muajin nëntor e kishte marrë me qira helikopterin në fjalë për ditëlindjen e mbesës së vet, Dream.
“ Nuk arrij ta besoj këtë që ndodhi. Unë vetë kam fluturuar herë pas here më atë helikopter. E njihja pilotin, Ara, ishte mjaft i sjellshëm. Mbajini fort prane vetes njerëzit që doni“ ka shkruar ajo. Dream është vajza e vëllait të Kylie-t, Rob Kardashian. Disa foto të postuara në rrjetet sociale e treguan vogëlushen brenda të njëjtit helikopter që u rrëzua të djelën, ku shihej qartë edhe pjesa e brendshme luksoze e tij.



















