KreuCelebrity

E frikshme! Tërmetet nuk parashikohen, por ja cfarë shkroi 12 orë përpara atij të Turqisë një sizmolog grek!

Deri më sot nuk është arritur të gjendet mënyra për të parashikuar tërmetet. Por sizmologu grek Gerasimos Chouliaras i ka befasuar të gjithë.

Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmiologu, ai kishte shkruar ne faqen e tij ne Facebook:“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Dhe nuk u mjaftua me kaq, por sic thotë panorama.com, eksperti ka postuar dhe hartën ku shenoheshin me pika te kuqe ato qe sipas tij ishin vendet me te rrezikuara, e ketu përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.Vetem pak kohe pas termetit, sizmologu reagoi po ne faqen e tij ne Facebook me nje tjeter shenim: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzve situata të mjerueshme në të cilat ata nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF