Moderatorja simpatike nga Kosova Arbnora Ademaj duket se ka nisur një karrierë si aktore në Turqi.
Në kuadër të rolit si “Ambasadore Kulturore e Kosovës” në shtetin turk, së fundmi Arbnora thuhet se do të jetë pjesë e kastit të një telenovela turke.
Ende nuk dihen detaje rreth filmit në të cilin do të luajë bukuroshja shqiptare, por mediat turke kanë nisur të shkruajnë se Arbnora do të ketë rolin e partneres së aktorit të njohur Kenan Imirzaliogu, i cili është bërë i njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Ezel”.
Nuk dihen më tepër informacione rreth bashkëpunimi të tyre, megjithatë në intervista të mëparshme, Arbnora ka treguar se interesimi i producentëve turq ka qenë i lartë dhe ajo është duke shyqyr disa oferta.



















