KreuCelebrity

SHIFRA/ Ermal Mamaqi tregon troç sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”!

 

Është komdia e dytë që mban autorësinë dhe produksionin e Ermal Mamaqi, premiera e të cilit pritet të shfaqet më 29 Janar në Pallatin e Kongreseve.

I ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel, aktori dhe producenti Mamaqi në vijimësi të marketingut të vazhdueshëm që i ka bërë filmit “I love Tropoja” këto ditë, ka rrëfyer edhe shifrën që ka shpenzuar për realizimin e komedisë.

“Kostot janë relativisht të larta dhe mendoj që është bërë një investim i madh për një film të këtij zhanri, pra një film të pavarur, që nuk ka mbështetjen e Qendrës apo shtetit, por varet vetëm nga financat e gjeneruara nga mbështetësit e filmit, që janë sponsorat. Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia dhe aparaturat dhe teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njëjtat lente që janë përdorur për ‘Fast & Furious 8”; tregoi këtë mëngjes Ermal Mamaqi në studion e Orit dhe Islit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF