KreuCelebrity

Kur takohen dy ish-ë! Jennifer dhe Brad më në fund bashkë në publik!

 

Ata e kanë bërë të qartë se janë thjesht miq, dhe romanca mes tyre i përket së kaluarës.

Ndonëse që prej divorcit së Brad Pitt, ai ka nisur të takohet me ish-gruan Jennifer Aniston në mënyrë private por gjithmonë të shoqëruar nga miq të afërt, dyshja është fotografuar mbrëmjen e kaluar për herë të parë shumë pranë njëri tjetrit.

Teksa ishin të ftuar në ndarjen e çmimeve të ‘SAG Aëards’ ish-bashkëshortët patën një takim (që çmendi rrjetin) në prapaskenë.

Nuk dihet se çfarë folën Brad dhe Aniston, e me siguri nuk cekën temën e ish-romancës së tyre, ama fotot që janë shkrepur gjatë këtij takimi kanë lënë vend për të diskutuar gjerë e gjatë në rrjete sociale.

Pra, ju çfarë mendoni ndërsa shihni këto foto?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF