Pritjes i erdhi fundi dhe Monika ka sjellë në jetë një bebushe të shëndetshme!
Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, bashkëshortja Monica dhe djali Boiken kanë mirëpritur në jetën e tyre pjesëtaren e re të familjes të cilën prindërit e kanë quajtur Enkeleda.
Cana e ka shprehur edhe më herët dëshirën që fëmijët e tij do të kenë vetëm emra shqiptarë dhe emrin Enkeleda ish- kapiteni e ka zbuluar që kohë më parë kur djali Boiken ishte i vogël.
Lajmin e ardhjes në jetë të Enkeldës e ka bërë me dije “Panorama Plus”, ndërsa prindërit Monica dhe Lorik nuk kanë bërë asnjë postim në rrjete sociale për ngjarjen e bukur.
Urime familja Cana dhe jetë të gjatë vogëlushes!



















