Plani I Meghan dhe Harry-t ishte të zhvendoseshin në Kanada pas shkëputjes së bujshme nga familja mbretërore britanike, por a do ta kenë aq të lehtë sa e mendonin? Sepse një prej gazetave më të mëdha kanadeze, I ka dalë kundër, dhe ky mund të mos jetë vetëm mendimi I saj.
Sipas “Globe and Mail“, veprimi I Dukës dhe Dukeshës së Sussex, mund të ngacmojë dhe “idenë kanadeze të monarkisë“. Në fund të fundit, edhe Kanadaja, Elisabetën njeh për mbretëreshë, ajo është monarkja e saj. “. “Mbretërorët tanë nuk jetojnë lëtu, jetojnë larg. Dhe nëse dikush prej tyre vjen këtu, kjo ndikon në natyrën e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve të ngrohta mes Kanadasë dhe Britanisë“, thuhet në shkrimin e “Globe and Mail“. Madje sipas kësaj gazete, plani i Harry-t dhe Meghanit për të jetuar atje, mund të shkelë ligjet.



















