KreuCelebrity

Humbi 40 kg në një vit, Marsela Cibukaj rrëfen “sekretin“!

Marsela Cibukajn ishim mësuar ta shihnim në një peshë, ashtu të rrumbullakosur dhe shumë në paqe me trupin e saj, apo dëshirën për të shijuar ushqimin. Por duket se rënia në dashuri ka ndikuar tek ajo, dhe këngëtarja ndryshoi.

Nisi të kujdesej për formën e vet fizike, dhe në fund, arriti një rezultat të mahnitshëm: humbi 40 kg brenda vitit.

Si ja doli vallë? Sekretin e ka treguar tek “Living“: Marsela nuk ha kurrë darkë pas orës 19:00; konsumon fruta, perime dhe proteina dhe ka shmangur ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz. Kishte qenë mësuesja e kantos dhe dietologia, sic thotë Marsela, e kanë nxitur vazhdimisht të humbiste peshë. Por tejet i rëndësishëm në përpjekjet e saj për ta bërë njëgjë të tillë realitet, ka qenë nutricionisti I vet, i cili ia ka ndryshuar dietën ushqimore sipas nevojave të saj. Marsela tha se nuk i ka pëlqyer ideja e dietave të gatshme ne internet. “Tashmë jam shndërruar në dietologe dhe njerëzit më pyesin më shumë si jam dobësuar sesa si është kënga”, tha si me shaka këngëtarja për “Living”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF