KreuCelebrity

Nuk foli në rrjetet sociale: përgjigjen për Alketën, Luana e dha në emision!

Jehona e komenteve të “hidhura“ të Alketa Vejsiut ndaj Xhemi Shehut dhe motrave Vjollca, nuk është fashitur ende. Ndjekësit përgjithësisht morën anën e këtyre të fundit. Dhe në rastin e Marinës dhe Luanës, komenti i moderatores u fshi pas reagimeve të forta të publikut.

Alketa “e ktheu pllakën“ e u shpreh për to me shumë pozitivitet. Por cila ishte përgjigja e tyre ndaj saj? Nga Marina s`ka asnjë fjalë, ndërsa Luanën e ngacmoi në emision aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i cili u shpreh: “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”!  Luana vetëm buzëqeshi dhe e mbylli me aq, duke ndjekur kështu shembullin e Xhemit që e ka shpërfillur këtë situatë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF