KreuCelebrity

Arrestohet Joaquin Phoenix!

Ai është një ndër pretendetët kryesorë për të çuar në shtëpi një Oscar, teksa është i nominuar për çmimin “Aktori më i mirë” në Akademinë Oscar që do të mbahet në muajin Shkurt.

Por duket se Joaquin Phoenix apo “Joker-I” nuk i ka patur punët fort mirë me ligjin ditët e fundit. Mediat e huaja shkruajnë se aktori 45 vjeçar është ndaliuar nga policia, pasi ai u bë pjesë e protestës në Ëashington për ngrohjen globale, pjesë e cilës janë edhe shumë emra të tjerë të njohur të Hollywood si Jane Fonda, Susan Sarandon apo Martin Sheen.


Ylli i “Joker” është fotografuar teksa bën rezistencë para uniformave blu, të cilët i thonë atij të largohet nga zona e protestës. Duket se ky veprim i Joaquin është bërë shkak që policia të ndalojë fituesin e Golden Globe.

Protesta për Ndryshimet Klimaterike, tashmë bëhet çdo të premte që prej tetorit të 2019-ës, dhe kësaj kauze i janë bashkuar shpesh emra të njohur të shoëbiz-it botëror.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF