KreuCelebrity

Getoari bën rrëfimin e rrallë mbi jetën private: Luanën e ngacmoja për Marinën!

Getoar Selimi nuk bën shpesh rrëfime si këto, por së fundi, në një intervistë për  revistën Living, ka vendosur t`I thotë të gjitha ( ose aty afër). Prej 6 vitesh ai jeton në Tiranë; kjo lidhje me Shqipërinë padyshim u forcua pas lidhjes me moderatoren simpatike, Marina Vjollca.

“Kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, dhe ku do të jetojmë. Për të dy ne është njësoj si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, ka thënë reperi. Por ai ndërkohë, foli edhe për fillimet e lidhjes me Marinën, kur ngacmonte Luanën për të motrën, pasi e njihte më shumë atë falë punës, si dhe kur i është dashur të bëjë rolin e përkthyesit mes familjes së tij dhe të Marinës, të cilat kanë pasur shpesh herë keqkuptime.

Po për një fëmijë, cfarë mendon? “Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, ishte komenti I tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF