Motrat Vjollca vazhdojnë të tregojnë përmes fotove se sa shumë po i shijojnë pushimet në Dubai.
Por njëra prej tyre nuk i ka pëlqyer dhe aq ndjekësve, kjo për faktin se i është dukur e punuar me photoshop.“A je e dehur moj? S’e besoj që e ke postuar këtë me vetëdije! Të vërehet photoshop-i te këmba shumë”- i shkruan një ndjekëse të Luanës.
Por kjo e fundit nuk e ka prishur aspak qetësinë, dhe ka qenë madje e gatshme të shpjegojë arsyen përse këmba duket aq e gjatë, sa nuk ngjan e natyrshme. “I dija keto komenteee, eshte bere me efektin “wide” foto qe ka dal keshtu kemba”- i kthehet moderatorja.