KreuCelebrity

Kompozitori Saimir Çili, kundër RTSH dhe ‘Festivalit të 11-të’!

 

Pas 47 vitesh në ambientet e muzeut të Diktaturës Bunkart art 1, u rikthye edhe një herë në vëmendje (i ripërshtatur) Festivali i 11-të i Këngës. Për tri netë, e pikërisht në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor publiku rijetoi krijimtarinë e Festivalit të famshëm të vitit 1972.

20 këngët e atij festivali u rikënduan nga këngëtarë të tjerë, të cilët i sollën në versionin e tyre.

Me gjithë dëshirën dhe kureshtjen për të parë se si do vijnë këngët e artistëve të famshëm si Tonin Tërshana, Liliana Kondaktcci e Bashkim Alibali duket se për kantautorin Saimir Çili, i gjithë ky event qe një dështim, që nga mënyra e interpretimit të këngëtarëve e deri tek mungesa e një orkestre profesioniste.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Çili nuk ka mundur të mos shprehë gjithë zhgënjimin dhe keqardhjen për mënyrën e organizimit të Festivalit të vitit 1972.

Reagimi i plotë i Saimir Çilit!

 

 

Nga cikli “ Epo nuk më rri dhe mua rehat” … Ngreju O Prof. Lalo se këta janë çmëndur ! Festivali i 11-të ??? në Rtsh ?? ??? Të më ndjeni miq, ndoshta tani është momenti. E do thoni ju,,, përsëri ky ?‍♂️ ??? Kush është ky Carlo Bol-lino-ja ??? a thua Refugjat Italan në Albania ???, Se në shqip për ters tingëllon dhe keq emri ?. Po çe do që bëhet si pa dashur pronar i Festivalit të 11-të ????? Ku është RTSH-ja që shqiptarët paguajnë taksat ???. Ku është Orkestra e Rtsh drejtuar dikur në Festivale nga Mjeshtrat; si Ferdinand Deda, Eno Koço etj, e formacionet orkestrale nga Mjeshtrat Alqi Kareco, Gaspër Çurçia, Gjergj Leka etj. E më tej nga Mjeshtrat; Jetmir Barbullushi, Oleg Arapi, Gridi Kraja etj. Ku mbetëm drejtuesat e Bandës Muzikore Mjeshtrat Shpëtim Saraçi dhe Elton Deda, Orkestruesit e sotëm të lapsit siç thoshte dikur i ndjeri Alekesandë Lalo, si; Shpëtim Saraçi, Endri Sina, Alfred Kaçinari, Gjergj Leka, Klodian Qafoku etj, (nuk po e fus veten këtu). Vihen re shumë thjeshtë orkestracione të vakta me tastiera alla rythm machine, regjistrime shumë të dobta për kohën e sotme, e për më tepër, shumë pak këngëtarë që mundet të interpretojnë me seriozitet ato këngë “fatkeqe”, përveç të ftuarve këngëtarëve prestigjoiz emrave që i kanë vënë vulën muzikës së lehtë shqiptare në ato vite por dhe sot. Të ftuar që përpëliten me shall dhe xhup në skenë, të rrëfejnë vjedhurazi emocionet e tyre të atyre viteve, por të ndërprera shëmtuar nga Z. Bujar Kapexhiu (a doni më për Belulin) me gjithë gafat e rënda të artikualuara për çmimin e parë dhënë në vitin 1972, a thua ky vendosi gjithçka. Një eveniment të themi troç shëmtuar, si për të thënë që bëmë diçka, sa për të marr paratë nga Rtsh-ja. Sa turp të mendosh që brezit të sotëm do i mbeten si trashëgimi dhe në fonotekë këto Orkestracione dhe Interpretime kaq të dobta profesionalisht. Sa gjynah,,, morët lekët o të uruar me në krye Bol-linon, haram ato para, duke marrë parasysh çfarë i servirët publikut e artdashësve shqiptarë, që janë rritur me ato këngë. A nuk meritonte një staf profesionist rikthimi i Fest 11-të, Orkestrën dhe Banden direkt me mjeshtrat si më lart kam cituar, skenar dhe regji nga mjeshtrat???. ➡️➡️➡️

A post shared by Sajmir Cili (@cilisajmir) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF