Dy djemtë binjakë të moderatorit Alaudin Hamiti festojnë sot ditëlindjen e 13-të, dhe zyrtarisht Noar dhe Mael kanë hyrë në moshën e adoleshencës.
Ashtu siç tashmë është bërë e ‘traditës’ nuk ka munguar edhe një urim publik nga Alaudini për djemtë e ditëlindjes, në insragramin e tij.
“Djemtë e mi sot festojnë 13 vjetorin. Mirë se erdhët në botën e adoleshencës. Jeta sapo fillon të bëhet më interesante. Uroj të rriteni dhe të bëheni djem të mbarë, t’i respektoni të tjerët dhe ta jetoni jetën me pasion, dashni dhe entuziasëm.”; ka shkruar moderatori i Klan Kosova.



















