Blue Ivy Carter do edhe disa ditë që të mbushi 8 vjeç, ndaj mund të themi se vajza e divës Beyonce po rritet shumë shpejt. Megan Thee Stallion ka patur privilegjin të kalojë Vitin e Ri me Mbretëreshën Bey dora vetë dhe me Blue Ivy.
Ndonëse vetë Beyonce është shumë e përmbjatur për të postuar foto të fëmijëqve të saj, mikesha Megan u tregua shumë bujare teksa në instagramin e saj postoi një foto ku ka dalë së bashku me yllin e pop-it dhe Blue Ivy.
Sigurisht që Bey nuk mund të dukej më e mrekullueshme se kaq, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte e vogla Blue, e cila ka nisur të ketë një ngjashmëri të madhe me të ëmën e famshme.
7 vjeçarja kishte veshur një fustan të zi me temina, ndërsa flokët i ka shtrirë duke u kthyer kështu në një “Beyonce të vogël”.
Epo, s’kishte si të ndodhte ndryshe, genet e bukura të mamit janë trashëguar edhe tek e bija!