Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani, të cilat së fundmi kanë hapur edhe një kanal në YouTube ku shpërndajnë video të ndryshme me ndjekësit e tyre, ishin të ftuara tek emisioni “Soiree” në Top Channel. Jonida Shehu e ka pyetur Kiarën se si mundet që Liesa të arrijë famën e saj dhe nëse i duhet që të ketë një lidhje me një personazh publik si ajo duke i referuar lidhjes së saj me Butrint Imerin.
“Skandalet apo pjesa e showbizit, e portaleve të jep një farë popullariteti dhe këtë më duhet ta pranoj”, ka thënë Kiara. Por Jonida nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka dashur të dijë nëse lidhja e përfolur me Butrintin ka pasur ndonjë ndikim në emrin që ka fituar Kiara. Ajo sërish zgjodhi ta mbyllte këtë temë. “Nuk më pëlqen ta përmend pasi është përfolur aq shumë sa tani i ka humbur edhe vlera”, ka qenë komenti I Kiarës.