
Pavarësisht se të ndarë, Rudina Dembacaj dhe i shoqi, Aleks Varfaj kanëvazhduar të ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe një përkushtim maksimal për vajzën e tyre, Viktoria. Ditëlindja e saj I gjeti sërish bashkë. Viktoria bëri tre vjec dhe Rudina e uroi përmes Instagramit dhe një fotoje mjaft të këndshme familjare, ku duket sikur koha për ta, ka ndaluar në atë cast.
“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote, e vetmja gjë që nuk do të mungojë kurrë është dashuria. Të duam shumë”, – ishte mesazhi i aktores.
Jeta ime #heracompany #viktoriaakullorja @rezartashkurta



















