Arbana Osmani duket se e llaston stafin e saj; një herë ( para disa kohesh) në klub, e tani i ka shtruar darkë për festat e fundvitit. Moderatorja e tregoi vetë përmes një postimi në “Instagram“. Aty zbuloi edhe se cfarë ka gatuar për grupin e saj të punës, I cili duket se është vonuar ndërkohë.
Arbana kishte bërë dhe gjelin e detit, e kjo ishte pjesa më e vështirë, por premtoi ta ndajë recetën me ndjekësit.
Nëse donit ide sesi ta rregulloni tryezën e Vitit të Ri, epo disa I morët! Arbana në muajin janar do të shfaqet sërish në ekranin e ‘Top Channel’ me sezonin e radhës të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’.