Duket sikur të gjithë paskan ndonjë ankesë për Festivalin e Këngës këtë vit! Pas polemikave të forta që rrethuan cmimin e parë të fituar nga Arilena Ara, është Gena që përcjell pakenaqësinë e tij, e cila nuk lidhet me kolegen, por me organizimin e eventit. Këngëtari tregoi përmes një postimi në mediat sociale se cfarë I ka ndodhur në natën finale, që e la kaq të zhgënjyer.
“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash që kryefjala do ishte kënga! Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi…Po nuk ndodhi ashtu…. Probleme të jashtëzakonshme teknike… Probleme që nisën që në prova por prapë se prapë vendosa të vazhdoj edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist. Në këtë festival morëm pjesë 20 artistë por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnjë lloj komoditeti! Dua të ndaj me ju një shqetësim… Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time një kthesë e jashtëzakonshme ndodh në natën finale. Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim. Ndërkohë që isha gati për të performuar 10 sekonda përpara se të dal në skenë teknika ndërhyn për të dytën herë në kufjet e mia duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë, dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam patur shkëputje të audios në kufje, vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos patur gati gati fare dëgjim!Më falni që nuk isha Gena që ju njihni në këto 25 vjet! U mundova të jap më të mirën nga vetja por jo gjithçka është në dorën e artistit… Megjithatë jeta vazhdon.. Dua tju uroj nga zemra Gëzuar Krishlindjet dhe Zoti ju bekoftë!“, ishte postimi I tij.