
Bieta Sulo e ka bërë me një postim në Instagram urimin e saj për festat e fundit. Moderatorja e “Ftesë në 5“ publikoi në llogarinë e saj atë që është tashmë një traditë në Top Channel, këngën e stafit me rastin e festive. Këtë radhë ishte përzgjedhur ‘Ende ka shpresë’ nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në nder të viktimave të tërmetit të datës 26 nëntor. Në mesazhin shoqërues të Bietës bie në sy pjesa e dedikimit për partnerin, Alban Dudushi. “Urimi i @topchannelalbania ‘Ende ka shpresë’, një këngë me tekst të goditur nga @albanskenderaj & @miriamcani. Urime për punën e realizuar. Edhe nëpër stuhi së bashku @albandudushi. Gëzuar të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Bieta.



















