Fituesja e Festivalit të Këngës këtë edicion u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
Nuk ka kaluar aspak pa debate e kontestime zgjedhja e fitueses së Festivalit të Këngës, ndaj të njohur e të panjohur janë ndarë në dy grupe; ata që përkrahin zgjedhjen e Arilenës si fituese, dhe pjesa tjetër që dëshironin që të shihnin Elvana Gjatën në Eurovizion.
Ditën e djeshme u publikuan pikët e dy jurive; asaj të huaj dhe asaj shqiptare (për të cilën thuhet se artistët nuk kanë qenë në dijeni dhe është shtuar në momentet e fundit).
Sipas pikëve të publikuara juria e huaj ka favorizuar Elvana Gjatën si fituese e Festivalit, por kanë qenë pikët e jurisë shqiptare ato që pëermbysën rezultatin duke nxjerrë fituese Arilenën.
Elvana Gjata duket se është zhgënjyer jo pak nga pjesëmarrja në këtë garë, dhe nëpërmjet një statusi ajo shkruan:
“Refuzoj të flas në këto raste, por më duhet ta bëj…
Arilena… nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses?! Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen por dhe fansat e rinj Europianë për dashurinë, mbështetjen që më keni dhënë që ditën që #metana doli!
I kam parë të gjitha sondazhet e ju kam parë të këndoni e kërceni këngën me sytë e mi çdo ditë, e ju pashe dhe në sallë me duart lart!
Ju kam dëgjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diasporë dhe në Prishtinë,e dëgjova dhe dje në Tiranë si kurrë më parë në jetën time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa të kem frymë! Puna s’më ka hedhur poshtë kurrë, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurisë europiane per vleresimin maximal?U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!
Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja”



















