Mariah Carey ka qenë prej kohësh në një luftë të vazhdueshme me peshën, derisa vitin e kaluar, sic u tha në mediat rozë, vendosi një unazë gastrike, dhe që prej atëherë, këngëtarja e famshme sa vjen e dobësohet.
Në performancën e fundit të saj, dukej super në formë!
Mariah u shfaq më tej në formë edhe me një fustan në ngjyrë argjenti të puthitur pas trupit dhe një dekolte bujare. Ajo kishte zgjedhur këtë veshje të vecantë për një event të cilin e ka mjaft për zemër: ishte ftuar të ndizte dritat e festave në ndërtesën e famshme Empire State Building. Kush mund ta bënte më mirë këtë gjë sesi diva që është identifikuar me festat e fundvitit, falë këngës së famshmë të saj “All I Want For Christmas Is You“.