Duket se Aurela Gaçe është nga ato partnere që nuk preferon të shprehë hapur ndjenjat për njeriun e jetës publikisht, por kësaj here këngëtarja e njohur sapo e theu këtë rregull në marrëdhënien e saj me bashkëshortin Skerdi.
Babai i vajzave të Aurelës ka festuar fundjavën që lam pas ditëlindjen, e ndonëse në rrjetet sociale të artistes mungoi një urim publik, duket se si rrallë më parë partnerja e Skerdit kishte rezervuar një urim sa të ndjerë e të vërtetë aq edhe spontan.
Teksa po performonte në skenën e lokalit ku Aurela këndon çdo fundjavë, krejt papritur ajo fton Skerdin të ngjitet në skenë, duke zgjedhur ta urojë bashkëshortin para njerëzve që i falin asaj shumë dashuri. Pas një përqafimi të ngrohtë në krahët e Skerdit, e një puthje dashurie para gjithë të pranishmëve, Aurela këndoi hitin-dedikim, “Shpirti i shpirtit tim”, që ajo e quajti ‘kënga jonë’.
Dhe po, të gjithë e vumë re atë Aurelën e dashuruar e më të butë se asnjëherë teksa ndodhej në krahët e Skerdit…Dhe duket kaq bukur!



















