KreuCelebrity

Cmimet Kult ndahen me surpriza, disa nuk pranuan vlerën monetare, ja përse!

Cmimet Kult ndahen me surpriza, disa nuk pranuan vlerën monetare, ja

Mes notave të humorit të prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga, dhe një fjalimi të presidentit të Akademisë Kult Ylli Sula mbi socializimin, që shtynte drejt reflektimit, mbrëmjen e së martës u ndanë cmimet Kult, të konsideruara një shtysë e rëndësishme në traditën e promovimit të artit dhe kulturës shqiptare. Ky ishte edicioni I 15-të I eventimentit të njohur të kulturës në Shqipëri. Duke qenë se bëhej fjalë për një përvjetor, këtë radhë kishte dhe surpriza sic ishte ajo e dy cmimeve speciale, që nuk ishin dhënë ndonjëherë më parë. Surpriza më befasuese megjithatë ishte fakti që disa nga fituesit e cmimit si Eno Milkani qe mori cmimin e dokumentarit të vitit dhe Anxhela Peristeri, Kënga e vitit, e pranuan me shumë kënaqësi cmimin, por zgjodhën të heqin dorë nga vlera monetare që e shoqëron atë, me qëllimin që paratë t`i shkojnë të mbijetuarve të tërmetit dhe atyre që në këto momente, kanë më shumë nevojë për to. Nje gjest mjaft fisnik qe e zbukuroi edhe me shume fitoren e tyre!

 

 

Shume e nderuar qe akademia Kult vleresoi ‘Pa mua’ si kenga e vitit mes 5 kolegeve e miqve ne gare. Kjo kenge me ka dhene nje dashuri te madhe nga publiku, nje trofe per nje kompozim jashte festivaleve nga @kledibahiti qe e meriton kte cmim njesoj si une!Sic e thashe edhe ne skene, njoftova akademine qe te ardhurat e trofeut te shkojne per te prekurit e termetit te 26 Nentorit. Ju faleminderit te gjitheve

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF