KreuCelebrity

Diva Beyonce vishet nga stilistët shqiptarë!

 

Janë me duzinë stilistët në mbarë botën që do ta kishin ëndërr që një krijim i tyre të vishej nga diva botërore Beyonce.

E ndërsa markat prestigjoze të A-listës së krijuesve të stilit do të vijojnë të krijojnë për Beyonce, ylli i Pop-it ka zgjedhur të vishet së fundmi nga dy stilistë nga Kosova.

Nuk dihet se si u arrit ky bashkëpunim, por në festën e organizuar ma rastin e ditëlindjes së reperit P. Diddy, Beyonce u paraqit me një fustan ‘glamour’ që mbante firmën e “Kujta dhe Meri”.

Ndonëse vetë diva latine nuk ka përmendur emrin e stilistëve shqiptarë në foton e postuar në instagram, ka qenë tabloidi E!Online ai që bëri publik emrat e “Kujta dhe Meri” që krijuan veshjen e Beyonce.

 

 

It was 04:00 in the morning and @kujtameri were working with excitement and emotion on Beyonce’s magnificent dress. She had a lot of confidence in us, and left us free to create the best for her . It was a big responsibility to create for a DIVA @beyonce #beyonce

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on


“Ishte ora 4  e mëngjesit dhe ne po punonim gjithë emocion për fustanin e mrekullueshëm të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë që të krijonim më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe të krijoje për një DIVA”; shkruhet në një postim në llogarinë e Instagram të stilistëve nga Kosova.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF