Megjithëse u përpoq ta mbulonte me heshtje për një farë kohe, në fund, u mor vesh dhe ajo e pranoi publikisht se kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin, Aleks. Në mediat rozë qarkulloi lajmi se Rudina Dembacaj ishte në një lidhje të re dashurie, me ish deputetin Mark Frroku. Ky është pikërisht njeriu të cilin ajo falenderoi para të gjithëve gjatë inaugurimit të lokalit të saj. Dhe tani, moderatorja është “kapur mat“ me Frrokun, një biznesmen I pasur dhe I ve, pasi e shoqja ndërroi jetë vetëm pak muaj pasi ai la qelinë e burgut, duke lënë pas dy fëmijë.
