KreuCelebrity

Ka famë pafund, por për këtë cmim të rëndësishëm është hera e parë që nominohet, J.LO s`i mban dot lotët!

Ka famë pafund, por për këtë cmim të

Sot e njeh gjithë bota; është e famshme, e pasur, e suksesshme. Por nominimin tek “SAG award“ e ka marrë për herë të parë dhe Jennifer Lopez, mezi i mbante lotët kur e bëri njoftimin për fansat e saj. “Duke u munduar të mbajë lotët… do të thotë shumë për mua që të njihem nga aktorët e mi kolegë! Faleminderit shumë ‘SAG Award’ për këtë nominim, me të vërtetë do të thotë botën për mua! Asnjëherë mos u dorëzoni”, ka qenë mesazhi I Jenniferit.

 

 

Holding back tears… means so much to me to be recognized by my fellow actors!!! Thank you so much to @sagawards for this nomination ♥️ it truly means the world to me!!! NEVER GIVE UP!! #HustlersMovie #Ramona #SAGAwards

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Edhe pse Jenni këndon e kërcen mjaft mirë, aktrimi ka qenë sic thotë, dashuria e saj e parë. Ky nominim erdhi për rolin e saj në filmin  “Hustlers”. Interpretimi në këtë film I ka sjellë deri tani 12 nominime duke përfshirë ato nga “Critics’ Choice Award”, “Golden Globe Award”, “Gotham Award”, “Spirit Award” , ndërsa ka fituar 2 prej tyre.