Emily Ratajkowski është padyshim një prej femrave më seksi në botë. “Perëndesha e Instagramit“ , një modele që me të drejtë krenohet me trupin e saj dhe një bust natyral mbresëlënës, ka me qindra mijëra admirues. Por asnjëri prej tyre nuk ka shanse me bukuroshen brune, sepse ajo është e martuar.
Fansat e Emily-s u dëshpëruan shumë ajo njoftoi shkurtin e 2018-tës së kishte lidhur kurorë me producentin Sebastian Bear-McClard, të cilin sot shumë meshkuj e shohin me zili.
Sebastian, 32 vjec, krenohet dhe ai me të shoqen. Shtypi rozë shkruante se të dy ata u martuan pas një lidhjeje vetëm disa javore, por duken shumë të lumtur bashkë. Për cdo rast, nuk është se nuk njiheshin fare përpara, sepse kishin disa miq tq përbashkët e frekuentonin të njëjtët njerëz. Mediat amerikane ndërkohë thonë se producenti ka rreth 12 milionë dollarë pasuri, apo sa dyfishi i Emily-s.



















