“Kënga Magjike” u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa me “Ma zgjat dorën”, një trofe që këngëtares iu kalua pas votave të kolegëve, jurisë dhe publikut. Por kur po shpalleshin cmimet, salla thërriste emrin e Fifit, dhe zhgënjimi u vu re kur cmimi I parë I kaloi Tarifës. Fifi nuk I mbajti dot lotët.
Ndonëse asnjëra nuk e dha veten, dicka mund të jetë krisur në mes, dhe këtë e dëshmoi fakti që nuk e ndjekin më njëra tjetrën në Instagram, në një kohë kur mes tyre ka pasur miqësi. Fifi shkroi vetëm një mesazh të shkurtër në rrjetet pa sqaruar hatërmbetjen: “Unë vetëm kaq mund të them…Publiku im, faleminderit! Përulem para jush”!!



















