Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e parë e “Kënga Magjike”, ku artistët pjesëmarrës u ngjitën në skenë ku performuan këngët e tyre.
Çifti Marsela Çibukaj, Vitmar Basha këtë edicion të KM vijnë njëherazi si kolegë, konkurentë e çka është më e rëndësishmja, si dy të dashuruar.
Këtë vit, Marsela dhe Vitmari konkurrojnë të dy në Këngën Magjike – ajo vjen me një baladë “Thërrime dashurie”, ndërsa ai me “Largoji retë”, një këngë në të cilën ka dhënë kontributin e saj edhe vetë Marsela
Ndërsa me siguri ata janë fansat më të zjarrtë të njëri tjetrit, Marsela dhe Vitmari pak para se të dilnin në skenë, i dhanë zemër njëri tjetrit nëpërmjet një puthje romantike në paskuinta.
Në momente plot emocione si ato të një gare, ajo për çfarë do të kishin të gjitë nevojë do të qe një puthje apo përkëdhelje nga njeriu i zemrës, e duket se Marsela dhe Vitmari ishin dyshja më me fat mbrëmjen e kaluar në Kënga Magjike.



















