KreuCelebrity

Tragjedia e familjes Lala të zhdukur thuajse krejtësisht nga tërmeti: cfarë tha në spital i mbijetuari i vetëm!

Indrit Markja, nip në familjen Lala, 8 pjesëtarë të së cilës humbën jetën nga tërmeti të martës që kaloi, tregoi përjetimin që patën të afërmit ndaj kësaj historie. “Na erdhi një telefonatë dhe na tha se shtëpia e nënës është shembur. Kam dëgjuar mamin duke qarë. Jam ngritur dhe direkt jam nisur për në Aeroportin e Romës, për të ardhur për këtej”, -ai Indriti. Mes lotësh, Indriti, i rritur në Itali, rrëfen tmerrin që ndjeu kur pa godinën e shkatërruar.

“Është e paimagjinueshme, nuk ka shpjegim, duke e ditur çfarë kishte aty brenda, ishin kalamajtë e dajës, daja, nëna, dhe goca e dajës.”, – është shprehur nipi. Indriti foli edhe për gjendjen e të mbijetuarit të vetëm të fatkeqësisë që pllakosi mbi këtë familje, 17 vjecarin Ramë Lala.  “Ai është i terrorizuar, sepse edhe kur vajta unë në Tiranë kur e takova po binte akoma tërmet. Ai thoshte ‘tërmet, largohuni, largohuni’. I thoja që ‘po e lëviz unë krevatin’, ai më thoshte ‘mos e prek as ti atë krevat’. Është shumë i terrorizuar, ndaj e çuam në Itali.”, tha Indriti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF