KreuCelebrity

Përse po fajësohet Leonardo DiCaprio për zjarret në Amazonë!

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro e akuzon aktorin Leonardo DiCaprio se ka financuar zjarrët që shkatërruan pyllin tropikal të Amazonës këtë vit, edhe pse nuk ofroi asnjë provë në mbështetje të deklaratave të tij.

Presidenti populist raportohet tu ketë thënë mbështetësve të tij: “Ky Leonardo DiCaprio është një djalë i lezetshëm, apo jo? Me ato paratë që ka dhënë për t`I vënë zjarrin Amazonës“!

Me herët, ai kishte bërë një pretendim të ngjashmë në Facebook.  “Leonardo DiCaprio, ta hajë dreqi, je duke bashkëpunuar për  djegien e Amazonës”, ishte komenti I tij në rrjetin social. Bolsonaro pretendoi më tej se ylli hollivudian ishte pjesë e një “fushate ndërkombëtare kundër Brazilit“. Djali I Bolsonaros ndërkohë, Eduardo shkroi në Twitter se DiCaprio I kishte dhuruar  300,000 dollarë “OJQ-së që I vuri flakën pyllit më të madh tropikal të globit“. DiCaprio I hodhi poshtë të tilla pretendime.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF