Mos më nxirrni, më lini të vdes këtu; këto thuhet të kenë qenë fjalët e fundit të Diena Karanxhës, 30 vjecares që humbi të bijën 8 vjece mes rrënojave të pallatit ku banonte në Durrës.
Historia e dhimbshme e saj u përcoll shpejt nga mediat. Kjo nënë e re dhe e përkushtuar më parë edhe bashkëshortin, ndaj jetonte me prindërit. Diena ka qëndruar për 12 orë e perqafuar me të bijën, Esielën nën gërmadha. Edhe pse ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin Dienën të gjallë, ajo nuk ia doli të mbijetonte. E bija ndërkohë kishte ndërruar jetë, e duket Diena nuk e pati vullnetin të luftonte. Sipas mjekëve, ajo kishte pasur hemoragji të brendshme.



















