
Pamjet e kameravë të sigurisë të bëra publike së fundi, tregojnë momentet e frikshme kur tërmeti i magnitudës 6.4 godet Tiranën. Janë kamerat e një pallati tek Shkolla e Kuqe ato që kanë regjistruar momentet e luhatjeve të dhunshme të tokës. Pamjet u publikuan nga ish kryeministri Sali Berisha në FB.
Më herët, edhe Balkanweb kishte postuar pamje të lëkundjeve në Porto Romano të Durrësit, ku shihet qartë casti i frikshëm i dridhjes së tokës dhe gjithçkaje që ndodhet përreth.



















