KreuCelebrity

Video/ Rreperi i huaj i dedikon këngë shqiptarëve!

 

Reperi i afrikano-shqiptar, Cliqme i ka kushtuar një këngë Shqipërisë me rastin e festave të 28-29 nëntorit. Kënga titullohet ‘Pavarësia’, vjen në gjuhën shqipe e kënduar në mënyrë të mrekullueshme nga vetë artisti. Këngëtari u bë i njohur për publikun shqiptar në bashkëpunimin që pati me Capital T.

Ai na ka surprizuar, në të njëjtën kohë të ndihemi krenar, që Cliqme është krenar për origjinën e tij dhe këtë do t’ia bëjë të ditur të gjithëve. Gjithashtu ai na ka mahnitur me aftësinë e ti për të folur shqip shumë mirë.

Në tekst ai ka shkruar:

“Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptarin, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi. Me rëndësi është çfarë kam brenda zemrës, s’ka rëndësi ngjyra e lëkurës. Këngën ja u kam kushtuar se kam shumë respekt për ju”, – shprehet reperi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF