KreuCelebrity

Aktorja e njohur përflet kolegët: “ Rihannës, nuk i kuptoja asnjë fjalë, Brad Pitt…“!

Aktorja ishte e ftuar së fundi në emisioninThe Late Show with Stephen Colbert”, ku “u zbraz“ për kolegët. Helena Bonham Carter tha se Colin Firth, me të cilin ka interpretuar tek “King’s Speech”, flet pak si shumë, por sërish e ka për zemër.

Ajo foli edhe për Rihanna-n, me të cilën ka punuar tek “Ocean’s 8”.

”Është një perëndeshë, është shumë  e bukur. Megjithatë, nuk kuptoja asnjë fjalë që thoshte. Ne të dyja flasim gjuhë komplet të ndryshme. Por sërish e them që duket shumë mirë, dhe është aktore mjaft e mirë“.

Për Brad Pitt ndërkohë kishte vetëm fjalë të mira për të thënë. “ Ai njeri duket sikur ka gëlltitur një copë diell. Është I mrekullueshë, si jashtë, ashtu edhe brenda“, tha Helena.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF