KreuCelebrity

Hajde gafë që paska bërë Edi Manushi në mes të emisionit!!

“Proçesi Sportiv”  u hap këtë radhë nga tenori i njohur Kastriot Tusha. Por ndërsa performanca e tij shkoi si jo më mirë, ishte moderatori Edi Manushi ai që bëri një gafë, e cila u kthye menjëherë në virale në rrjetet sociale. Manushi  e prezantoi tenorin si aktorin, gjithashtu  mjaft në zë, Kastriot Caushi. Dhe gabimin nuk e kapi vetë në moment; ishte Ilda Bejleri ajo që ndërhyri duke bërë që situata të kalohej shpejt dhe me humor.

Tusha një ditë më parë u shpreh I zhgënjyer nga Ardit Gjebrea, I cili nuk e ftoi në inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania”, ku performuan disa këngëtarë mes tyre edhe Juliana Pasha, e cila këndoi himnin kombëtar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF