Nëse me shpejtësi do të thonim emrat Brad Pitt dhe Alia Shaëkat, me siguri të gjithë njëzëri do të shpreheshim se ‘kjo dyshe nuk mund të ketë diçka bashkë’.
Por, kur interesat, pëlqimet dhe shijet në art e kulturë janë të njëjta, atëherë le ta pranojmë që edhe mes Brad Pitt dhe Alia Shaëkat mund të ketë një lidhje dashurie, ndonëase aktorja e “Arrested Development” nuk ka asgjë të përbashkët me Angelina Jolie, Jennifer Aniston apo emra të tjerë me të cilat Pitt ka krijuar lidhje dashurie më parë.
Mediat e huaja kanë nisur të mendojnë se me të vërtetë mës dy aktorëve mund të ketë lindur diçka më shumë se miqësi, pasi së fundmi ata janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Të shtunën e kaluar Pitt dhe Shawat u panë të shkonin bashkë në Galerinë Widing Cran, për të parë punën e 50 artistëve të cilët kanë treguar se si Los Angelos është djegur gjatë këtyre viteve.
Kjo nuk ka qenë hera e vetme kur çifti janë parë së bashku pasi pak javë më parë ata janë fotografuar në shfaqjen e komdianit Mike Birbiglia, ndërsa në shtator të këtij viti kanë qenë sërish nën shoqërinë e njëri tjetrit në një event, nga ku u larguan me të njëjtën makinë.
Ndonëse nga ana e aktorit 55 vjeçar dhe aktores 30 vjeçare nuk ka patur asnjë deklaratë rreth këtyre zërave, duket se takimet e shpeshta të dyshes po ‘flasin vetë’.



















