Karriera e saj nisi si velinë në programin investigativ “Fiks Fare”, ku së bashku me balerinën Eda Molla, Aida Bajraktari do të pikaste për hijeshinë e saj, për t’u katapultuar më pas në televizion si moderatore.
Karriera e bukuroshes Bajraktari vijoi më së shumti si gazetare sportive, në “Supersport”, duke u cilësuar si një ndër vajzat më simpatike të ekranit.
Por duket se për Aidën televizioni nuk që aspak qëllim jete, pasi sapo mësoi lajmin se në jetën e saj dhe të partnerit po vinte një pjesëtar i ri, moderatorja dhe ish-velina u shkëput nga ekrani.
Sot rreth 6 vite nga mungesa e saj në ekran, nëpërmjet isntagramit ne mësuam se Aida është bërë nënë e dy djemve Danileit dhe Migelit, dhe se ish-gazetarja e sportit ja kushton krëjtësisht kohën e saj fëmijëve.
Nuk e dimë nëse Aida ka në plan të rikthehet ndonjëherë në ekran, por për momentin duket se në jetën e saj prioritetet janë të tjera.



















