
Duket e vështirë në pamje të parë, por për Valbona Selimllarin, ka funksionuar. Vitin e kaluar sikur I kishte marrë ca kile, por sivjet duket super në formë.
Repost from @horgitorrugeja on Instagram: “⭐️” using @RepostRegramApp – ⭐️
Si ia doli? Problemin që mundon sa e sa gra e vajza, Valbona e bën të duket shumë i thjeshtë për tu zgjidhur. Ajo rrëfeu për Tiranapost se ka hequr nga përdorimi bukën! “ Sa herë shoh që shtoj ndonjë kile, kthehem në regjim. Bëj vetëm një gjë, braktis bukën. Dhe unë vdes për bukën, sidomos të thekur me gjalp, ose vaj, domate dhe djathë.Është një sakrificë për mua, por e bëj sa herë që e shoh se e teproj. Supë dhe aspak bukë“, tha Valbona.



















