Disa muaj më parë u përfol largimi i Arbana Osmanit nga Top Channel. “Ditët e fundit në Top, e lodhur, por e lumtur”; shkruante moderatorja, duke bërë që shumë të mendonin se po fliste për një largim përfundimtar nga Top-i. Por Arbana nuk e ka në plan t`I ndahet këtij ekrani, dhe duket do ta shohim sërish këtë sezon me të njëjtin program.
Moderatorja tha se “Dua të të bëj të lumtur” do të rikthehet në janar, ndërsa sot tregoi dhe datën e saktë të nisjes së programit. Gjatë një bisede me ndjekësit në InstaStory, dikush e ka pyetur se kur do ta shohim në ekran, dhe Arbana rrëfeu datën.
“Në 18 janar në “Top Channel” me sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”, ka shkruar ajo ndërsa ka lënë të kuptohet se po punon vazhdimisht me historitë e reja të shqiptarëve për ta bërë sa më të plotë emisionin e saj.



















