KreuCelebrity

Renato thumbon Arbanën: “Nuk ka receta për 5 minuta”

Programi “Thumbon” çoi në Panairin e Librit gazetarin Ronaldo Sharka për të provokuar autorët duke i ngatërruar emrat e librave me ata të kolegëve të tyre.

Gazetari e pyeti shefin e kuzhinës Renato Mekolli se si ka ecur libri “Receta për 5 minuta”, që në të vërtetë është shkruar nga Arbana Osmani.

“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ mua më ka pëlqyer shumë”; i drejtohet gazetari Mekollit, i cili me sportivitet e humor duket se thumboi me lezet Arbanën

“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta, është e pamundur. Nuk e di kush e ka bërë këtë libër. Unë vetëm të futem në kuzhinë e të dal nga kuzhina dua një orë”: u shpreh Renato!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF