Këngëtari i ish grupit “Black Eyed Peas”, “Will I Am, ka akuzuar stjuardesën e fluturimit me “Qantas”, për racizëm ndaj tij. Stjuardesa kishte telefonuar policinë sapo avjoni ishte ulur në destinacjon, për shkak të një incidenti që kishte ndodhur gjatë fluturimit, midis disa individëve të tjerë. Ndër këta individ ajo kishte akuzuar edhe këngëtarin, i cili ishte shoqëruar në rajonin e policisë së aeoroportit.
Will I Am po fluturonte me firmën ajrore “Qantas”, për koncertin që do të mbante ditën e sotme në Sidney, Australi, kur në arritje të vendodhjes u ndalua nga policia kufitare ajrore. I shokuar 44- vjeçari, shkroi në Twitter:
“Më vjen keq të them se unë dhe grupi im kemi provuar shërbimin e fluturimit më të keq ndonjëherë. Nuk dua ta besoj që ajo ishte raciste, por ajo i drejtoi dyshimet e saj drejt njerëzve me ngjyre. Dhe ajo njoftoi policinë vetëm sepse unë nuk e kisha dëgjuar teksa më thërriste për të ndaluar. Nuk kisha sesi ta dëgjoja pasi kisha vendsur kufjet dhe ato nuk lëjojn ë që të depërtoj asnjë lloj xhurme tjetër.”
Ai vazhdoi duke shprehur ‘mllefin’ e tij ndaj reagmin të stjuardesës dhe policëve.
“Shpresoj që të gjithë të mund të jenë më të dhembsur dhe mirëkuptues ndaj njëri-tjetrit … sepse ishte mungesa e dhembshurisë që e shkaktoi këtë”- ka shkruajtur në një tjetër postim Will I Am.
Këngëtari ka bërë ddisa pastime njëra mbas tjetrës pasi ai dyshonte se punonjësja e firmës ajrore, kishte një problem të madh me personat me ngjyrë. Kjo pasi ajo i kishte ‘vënë gishtin’ vetëm personave me ngjyrë.
Stjuardesa tashmë është kontaktuar për të shpjeguar situatën.



















