Tre muaj më parë nëpërmjet një postimi në Instagram Robert Berisha pranoi se martesa mes tij dhe këngëtares Nora Istrefi ka marrë fund, dhe se dyshja kanë ruajtur një raport shumë miqësor për hir të vajzës katër vjeçare që ndajnë së bashku.
Ndonëse gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qarkulluar versione e arsye të ndryshme që mund të jenë bërë shkak për ndarjen e çiftit të njohur të showbizz, arsyen e vërtetë sigurisht që e dinë vetëm ‘protagonistët’ e ish-martesës.
Robert Berisha ka qenë i ftuar në programin “Glamour Zone” në Ora News ku ndër të tjera ceku edhe marrëdhënien me ish-gruan e tij e cila duket se nuk qenka bërë ende ish zyrtarisht me dokumenta.
Dyshja nuk i ka nisur ende proceduat e divorcit, e madje nisur nga deklarata e Berishës duket se nuk është çudi nëse ata nuk do t’i drejtohen asnjëherë dyerve të Gjykatës, pasi Roberti pranoi se ‘mund të ketë një derë për ribashkim’.
“Divorc me gjyq, me dokumenta nuk kemi bërë, sepse ne nuk jemi nga ato çifte që i bëjnë gjërat me inat. Çfarë shkruhet në portale nuk është e vërtetë, e vërteta qëndron diku tjetër. Është shumë personale. Besoj se mund të ketë një derë për rikthim. Të shohim, pauzat janë shumë të mira, sepse shikon ku je, ku s’je”, ka thënë Roberti.
Pra për fansat që u mërzitën shumë për ndarjen e tyre duket se paska ende një dritë jeshile.



















