KreuCelebrity

E bija tregon marrëdhënien me Demi Moore: “Nuk folëm për tre vjet, thashë se u cmenda“!

Demi Moore është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes pas botimit të librit autobiografik: „Inside out“, në faqet e të cilit rrëfeu se ishte përdhunuar në adoleshencë, se kishte pasur eksperienca marrëdhëniesh treshe e po ashtu, në të shkuarën është pllakosur edhe nga probleme të rënda me alkolin.

Aktorja ishte së fundi e ftuar në një emision së bashku me dy nga vajzat e saj, Rummer e Tallulah. Rummer pohoi gjatë bisedës se në kohën kur e ëma pinte alkol pa fre, ato të dyja nuk flisnin.

E kjo paska zgjatur tre vjet. “ Kur reshta së foluri me timë më, u tërbova. Fillova të kem probleme me ankthin dhe më kapnin krizat. Gjatë asaj periudhe, sidomos asaj me Ashtonin ( ish bashkëshortin e Demi-it), tërbohesha sepse ndieja sikur më kishin grabitur dicka. Sikur më ishte marrë dikush që më përkiste mua: nëna ime. E ndjeva këtë vecanerisht kur ajo shfaqi dëshirën për një fëmijë tjetër. Mendova : “Aha, nuk i mjaftojmë më ne“. Por kur e humbi fëmijën, u ndjeva keq“, ka rrëfyer Rummer.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF