KreuCelebrity

Përballja e titanëve; 4 artistët BIG që ja shtuan ethet garës në “Kënga Magjike” këtë javë!

 

Për ata që e humbën rubrikën “Kënga Magjike” këtë të dielë në Tv Klan, le të themi që kanë humbur një një mini koncert me katër prej zërave më të mirë shqiptar.

Nga Marsela Çibukaj, Eneda Tarifa e deri tek Besa Kokëdhima e Lind Islami “Kënga Magjike” pati një përballje titanësh këtë të dielë, teksa të katër këta emra janë pretendentë të fortë edhe për çmimin e madh në këtë garë.

Nuk e dimë nëse ishte një formë strategjie nga ana e producentit Ardit Gjebrea, për të marketuar spektaklin apo pjesëmarrja e katër artistëve BIG në të njëjtën ditë ishte thjesht rastësi.

Zërat e fuqishëm të kësaj jave, kishin zgjedhur të njëjtin zhaner për të marrë pjesë në këtë festival, teksa secili prej tyre u prezantuan me balada. Edhe pak javë na ndajnë tre netët e “Kënga Magjike” që do të mbahen këtë fillim dhjetori në Pallatin e Kongreseve, e duket se gara do të jetë tejet e ethshme.

Ju me siguri e keni të preferuarin tuaj!