Vlerësimet nuk i mungojnë Olta Dakut, por trofeja e Aktores më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, të zhvilluar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, ishte mëse e mirëpritur për këtë figurë kaq të dashur të publikut shqiptar. Cmimin, Daku e mori për interpretimin e shkëlqyer në shfaqjen “Shirli Valentina”, një produksion i Teatrit “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, dhe me regji të regjizores se talentuar Driada Dervishi.
Vetë Olta e përcolli përmes një mesazhi në Instagram të gjithë emocionin që I ka dhënë ky nderim.
“ Jurisë së nderuar , presidentëve aq të përkushtuar të festivalit teatror ”Othello” Berat Saliu dhe Argjend Hasani ,spektatorit të mrekullueshëm , banorëve aq të dashur të Gostivarit , stafit të palodhur të Teatrit Aleksander Moisiu, falemnderit pafund ! Driada Dervishi , ky çmim është për ty!“ , ishte mesazhi I aktores, të cilës dhe ne i përcjellim urimet tona!



















