Sot janë prindër të një djali, dhe mjaft të lumtur me njëri tjetrin. Por ndërsa gjërat ecën shumë shpejt për Jona Spahiun, martesa, ardhja në jetë e Raidenit, ajo nuk na kishte treguar sesi është njohur me Frenklin.
Këtë e bëri tek “Soirée”, ku dha ca detaje, që I kishte anashkaluar më parë. Kush u afrua I pari? “Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”,- tha moderatorja.
Simpatinë e tij ajo e kishte kuptuar pak. “E shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh”,- ka shtuar ajo, duke treguar më pas, se kjo këmbëngulje, ishte dhe pjesë e karakterit të tij. Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”,- shpjegoi ajo.



















