KreuCelebrity

Mustafa Nano për tekstet e Dafinës, Taynas, Butrintit…: “Ta shpifin, jam i fyer, më mirë të më kishin rrahur”

 

Në puntatën e mbrëmjes së të martës në programin “Provokacija” moderatori Mustafa Nano i kushtoi disa minuta teksteve të këngëve të disa prej artistëve të Shqipërisë e Kosovës.

Nano kishte zgjedhur 6 këngë, ku mes tyre  ishte “Bye Bye” e Dafina Zeqirit dhe Tayna-s, “Sa gjynah” e Majkut & Butrint Imerit tekstet e të cilave sipas tij kishin në përmbajtje më shumë se banale. Ndonëse gazetari i njohur ja pranoi meritat e një kompozimi të mirë të këngëve, për vargjet të cilat shoqërojnë këto këngë, Muçi nuk i kursu aspak komentet fyese për këta artistë.

“Tekstet ishin të një banaliteti të pashoq, mesazhet ishin mizogjenike, seksiste, shpeshherë edhe raciste dhe pothuajse gjithmonë me një gjuhë rrugaçe, banale dhe si të mos mjaftonte kjo edhe videoklipet kishin si kriter balalitetin”; tha Mustafa Nano gjatë monologut të tij.

Nano kishte zgjedhur disa fragmente tekstesh të cilat kanë miliona klikime në youtube, për të cilat u shpreh se të gjitha vargjet janë pothuajse të së njëjtës natyrë, të cilat duket se analistit Muç Nano ja shpifin.

“Janë të gjitha të kësaj natyre. Ta shpifin! Unë e dua gjuhën gege, por ky është përdhunim i gjuhës gege. Unë jam i shokuar! Unë jam gati gati i fyer. Më mirë të më kishin rrahur se sa të kisha dëgjuar tekte të tilla. Përsëris, ta shpifin!, ka përmbyllur ai monologun prej pesë minutësh kushtuar teksteve të këngëve të famshmë shqiptare.

Njëjtë siç edhe emisioni i Mustafa Nanos quhet, me siguri pas këtyre deklaratave ndonjë prej artistëve të cilët u morën ‘shembull’ nga Muçi do ta kenë marrë efektin ‘Provokacija’ për t’i kthyer reston gazetarit.

Ne jemi në pritje!

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF