KreuCelebrity

Anxhelina dhe Beatriks ‘e djegin’ në club në Paris me futbollistët e njohur!

 

Dy kushërirat Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatriks Ramosaj vendosën të bënin një udhëtim nën  shoqërinë e njëra tjetrës këtë fundjavë në kryeqytetin francez, Paris.

Bukuroshet shqiptarë kanë zgjedhur një prej clubeve më të njohur të Parisit për të festuar Halloween. Anxhelina u ‘maskua’ si Jennifer Lopez me fustanin e gjelbër ikonik të yllit latin dizënjuar nga Versaçe rreth 20 vitë më parë, ndërsa Beatriks zgjodhi një version seksi-trasgresiv e veshur me një jumpsuit prej lëkure.

Por duket se këngëtaret shqiptare nuk kanë qenë vetëm, ose të paktën nga postimet në rrjetin social Instagram, pamë që me to ishin edhe dy futbollistët me famë botërore Neymar dhe Mbappe, të cilët ishin maskuar aq sa nëse emrat e tyre nuk do të ishin etiketuar në foto sigurisht nuk do t’i njihnim.

Ndonëse ne nuk e dimë nëse Anxhelina dhe Betariks njiheshin më parë më futbollistët apo nëse janë takuar rastësisht në club dhe thjesht kanë shkrepur një foto, e rëndësishme është që vajzat kanë kaluar një super fundjavë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF